Pas tensionit të krijuar rreth orës 14:00 në protestën e sotme kombëtare në Tiranë me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, policia ka ndërmarrë një ofensivë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të larguar protestuesit nga zona para Kryeministrisë.
Një numër efektivësh kanë ndërmarrë disa shoqërime kundrejt protestuesve, teksa në pamje u pa një i ri i shtrirë në tokë, që tërhiqej nga efektivët.

Aktualisht, protestuesit janë zmbrapsur dhe policia po përpiqet t’i shpërndajë e të mos i lejojë të grumbullohen. Në ndihmë i shkoi edhe droni që hedh gaz lotsjellës nga lart.