Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj e cilësoi aktgjykimin si dëshmi të pafajësisë së të treve dhe të pastërtisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja! Sot, 14 vjet më parë, u vërtetua pafajësia ime, e Lahi Brahimajt dhe e Idriz Balajt, si dhe pastërtia e luftës së UÇK-së”, shkroi Haradinaj.

Me aktgjykimin e 29 nëntorit 2012 përfundoi rigjykimi ndaj Haradinajt, Brahimajt dhe Balajt. Gjykata i liroi të tre nga të gjitha akuzat që u shqyrtuan në atë proces.