Është tensionuar protesta e nisur të dielën para Kryeministrisë.

Policia reaguar fillimisht me gaz lotsjellës e më tej me topa uji për të zmbrapsur protestuesit nga bulevardi Dëshmorët e Kombit.


Protestuesit hodhën gurë dhe mjete të forta në drejtim të policisë që u përgjigjur me makinat ujëhedhëse duke arritur të largojë protestuesit nga bulevardi.

Këta të fundit u zhvendosën te Parku Rinia e më tej u shpërndanë të ndjekur nga forcat e FNSH./euronews/