Një protestues ka mbetur i lënduar gjatë tensioneve të regjistruara në protestën që po zhvillohet në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku qytetari ka përfunduar i shtrirë në tokë, pasi ka pësuar një dëmtim në pjesën e shpinës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se protestuesi mund të jetë goditur nga një plumb gome, megjithatë shkaku i saktë i lëndimit nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.
Menjëherë pas incidentit, të lënduarit i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje, ndërsa më pas ka mbërritur një ambulancë për ta transportuar drejt spitalit.
Pavarësisht dëmtimit, protestuesi ka arritur të ngjitet vetë në ambulancë, për t’iu nënshtruar kontrolleve dhe ndihmës së nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, mbeten për t’u sqaruar rrethanat e plota të incidentit dhe mënyra se si është shkaktuar lëndimi.