Policia e shtetit po ushtron një dhunë barbare ndaj protestuesve.
Mësohet se është goditur me plumb edhe deputeti i Partisë Demokratike Kliti Hoti.
Në momentin e goditjes, dy kolegët e tij po tentonin ta merrnin efektivin që gjuan pasi dukshëm ishte nervoz, njofton gazetari i Syri tv fatjon Gjinaj.
Në pamjet e publikuara shihet momenti kur Hoti goditet në pjesën e shpinës, pranë shtyllës kurrizore.
Ngjarja ka ndodhur gjatë përballjes së protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa situata në terren është shoqëruar me përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës.
Ende nuk ka detaje të plota mbi gjendjen shëndetësore të deputetit pas incidentit.
Shikoni pamjet e siguruara nga Syri tv.
© SYRI.net