AKTUALITET

Pamje të rënda/ Momenti kur deputeti Kliti Hoti qëllohet me plumb gome pranë shtyllës kurrizore

14:57 - 29.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamje të rënda janë regjistruar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, është qëlluar me plumb gome nga efektivët e Policisë.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur Hoti goditet në pjesën e shpinës, pranë shtyllës kurrizore. Ngjarja ka ndodhur gjatë përplasjes mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa situata në terren është shoqëruar me përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës.

Ende nuk ka detaje të plota mbi gjendjen shëndetësore të deputetit pas incidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.