AKTUALITET

Përplasje të forta para Kryeministrisë, molotovë kundër policisë, efektivët përgjigjen me gaz lotsjellës

14:52 - 29.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas mbledhjes në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kanë marshuar në drejtim të Kryeministrisë, duke vijuar protestën edhe një ditë pas tubimit kombëtar.

Situata është tensionuar pas mbërritjes së protestuesve para godinës së Kryeministrisë. Policia ka reaguar duke përdorur ujë me piper dhe gaz lotsjellës, me qëllim shpërndarjen e turmës.

 

Përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit kanë vijuar, ndërsa disa prej qytetarëve janë shoqëruar nga uniformat blu.

 

Nga ana tjetër, protestuesit janë kundërpërgjigjur me hedhjen e molotovëve në drejtim të efektivëve, duke e përshkallëzuar më tej situatën.

Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, një kërkesë që është artikuluar prej muajsh në protestat kundër qeverisë. Përmes banderolave, thirrjeve dhe revoltës qytetare, ata kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes, duke kërkuar ndryshim të situatës politike në vend.

Protesta, e cila vjen vetëm një ditë pas tubimit kombëtar në Ditën e Pavarësisë, zhvillohet në një klimë pakënaqësie të vazhdueshme ndaj qeverisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.