• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vlorë/ Policia Rrugore në aksion, kontrolle edhe pranë shkollave! Dhjetëra masa e procedime brenda një jave

by A. Q
29/11/2026 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia Rrugore në qarkun e Vlorës ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin e qarkullimit rrugor me pajisje bashkëkohore në të gjitha akset kryesore dhe pikat hyrëse-dalëse, me fokus të veçantë te parandalimi i aksidenteve dhe garantimi i sigurisë së nxënësve.

Shërbimet policore kanë shtuar praninë pranë institucioneve arsimore para dhe pas orarit mësimor për të menaxhuar fluksin e trafikut dhe për të parandaluar shkeljet.

Vëmendje e shtuar u është kushtuar drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë nën efektin e alkoolit ose pa leje drejtimi, atyre që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, si dhe manovrave të rrezikshme që rrisin rrezikun e ngjarjeve rrugore me pasoja.

Si rezultat i aksioneve të zhvilluara gjatë një jave, janë arrestuar dhe proceduar penalisht 8 drejtues mjetesh. Nga ky bilanc, tre persona janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, tre janë proceduar penalisht për drejtim pa leje drejtimi, një është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Gjatë së njëjtës periudhë janë shënuar edhe qindra masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Më konkretisht, janë vendosur 354 masa për tejkalim të kufijve të shpejtësisë, 153 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, 83 për parakalime të gabuara, 51 për xhama të zinj dhe 41 për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Gjithashtu, janë evidentuar 24 raste të përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 15 masa për drejtim nën efektin e alkoolit, 14 për mungesë siguracioni, si dhe 818 masa të tjera administrative për shkelje të ndryshme.

Kontrollet vijojnë në të gjitha akset e qarkut, ndërsa Policia Rrugore e Vlorës u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit, të tregojnë kujdes të shtuar në timon dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në rrugë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vlorë/ Policia Rrugore në aksion, kontrolle edhe pranë shkollave! Dhjetëra masa e procedime brenda një jave

Vlorë/ Policia Rrugore në aksion, kontrolle edhe pranë shkollave! Dhjetëra masa e procedime brenda një jave

November 29, 2026
Goditet me plumb gome deputeti i PD, paralajmëron Bardhi: Kjo është shpallje lufte!

Goditet me plumb gome deputeti i PD, paralajmëron Bardhi: Kjo është shpallje lufte!

November 29, 2026
Protesta e dhunshme/ Plagoset me plumb gome deputeti i PD-së (VIDEO)

Protesta e dhunshme/ Plagoset me plumb gome deputeti i PD-së (VIDEO)

November 29, 2026
Policia zbraz bulevardin! Protestuesit sulmojnë me gurë e fishekzjarrë, efektivët përgjigjen me gaz lotsjellës

Policia zbraz bulevardin! Protestuesit sulmojnë me gurë e fishekzjarrë, efektivët përgjigjen me gaz lotsjellës

November 29, 2026
VIDEO/ Protestuesit e marrin me vete në shesh, gomari largohet me vrap, “braktis” protestën!

VIDEO/ Protestuesit e marrin me vete në shesh, gomari largohet me vrap, “braktis” protestën!

November 29, 2026
Përplasje të forta para Kryeministrisë/ Gaz lotsjellës dhe ujë me presion, policia nis shoqërimet dhe shpërndarjen e turmës

Përplasje të forta para Kryeministrisë/ Gaz lotsjellës dhe ujë me presion, policia nis shoqërimet dhe shpërndarjen e turmës

November 29, 2026
Tensione në protestën para Kryeministrisë/ Protestuesit hedhin moltov, ndërhyn policia

Tensione në protestën para Kryeministrisë/ Protestuesit hedhin moltov, ndërhyn policia

November 29, 2026
Dhoma e Tregtisë reagon pas djegies së godinës gjatë protestës së 28 Nëntorit: Një goditje ndaj zërit të bizneseve në Tiranë

Dhoma e Tregtisë reagon pas djegies së godinës gjatë protestës së 28 Nëntorit: Një goditje ndaj zërit të bizneseve në Tiranë

November 29, 2026
Protesta përshkallëzohet para Kryeministrisë, kapsolla drejt godinës qeveritare dhe banderolë kundër Ramës

Protesta përshkallëzohet para Kryeministrisë, kapsolla drejt godinës qeveritare dhe banderolë kundër Ramës

November 29, 2026
Mbishkrimi ndaj Ramës në murin e Kryeministrisë ndez tensionet, policia del me skafandra!

Mbishkrimi ndaj Ramës në murin e Kryeministrisë ndez tensionet, policia del me skafandra!

November 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In