Një aksident trafiku ka ndodhur në lagjen Sofali të Prishtinës, ku një veturë për pak sa nuk është përplasur në një shtëpi.

Nga pamjet e siguruara shihet se vetura ka përfunduar në oborrin e një shtëpie.


Deri më tani nuk ka informacione zyrtare lidhur me shkaktarin e aksidentit, nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale.

Rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta.

Telegrafi ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të informacioneve zyrtare./Telegrafi/