Ky është momenti ku një efektiv i FNSH qëllon me plumb gome në drejtim të deputetit të PD, Kliti Hoti, i cili ndodhej në protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Hoti po vraponte në momentin kur efektivi kthehet dhe e i drejton armën me plumba gome.
Deputeti rrëzohet në tokë ndërsa në ndihmë i vijnë persona të tjerë që ndodheshin pranë tij.
Deputeti është goditur në shpinë, ndërkohë që ai u dërgua me ambulancë për në spitalin e Traumës.













