Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, është qëlluar me plumb gome nga efektivët e Policisë gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë.
Në pamjet e publikuara shihet momenti kur deputeti goditet në shpinë, pranë shtyllës kurrizore, gjatë përplasjes mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Situata në terren është shoqëruar me përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës nga policia, ndërsa përplasjet kanë sjellë edhe incidente me protestuesit.
Ende nuk ka informacion të plotë mbi gjendjen shëndetësore të deputetit pas goditjes.





