Aktualitet

Protesta sot në Tiranë, i lënduar mbeti deputeti demokrat, Kliti Hoti!

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, është personi që mbeti i plagosur gjatë protestës kombëtare antiqeveritare, sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Hoti u pa i shtrirë në tokë në mes të bulevardit, ndërsa dyshimet paraprake janë se u godit me plumb gome në pjesën e shpinës.

Protestuesit dhe personat e pranishëm i dhanë ndihmën e parë, ndërsa pak minuta më vonë, në vendngjarje shkoi  autoambulanca, për ta transportuar drejt spitalit.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi shkakun dhe shkallën e dëmtimit të tij.

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.