Rikthimi në vendlindje/ I moshuari që provoi Tiranën, por nuk e gjeti veten
Për 12 vite jetoi në Tiranë, por jeta në kryeqytet nuk arriti ta bëjë të ndihej si në shtëpi. Rikthimi në Tregtan duket se i ka rikthyer qetësinë, kënaqësinë dhe një mënyrë jetese që e bën të ndihet mirë.
Një përpjekje për të jetuar edhe në Gjermani, por që zgjati vetëm një javë. As largësia, as mundësitë e një jete ndryshe nuk e bindën të qëndronte larg vendit të tij.
Dikur, në Tregtan, jeta bujqësore ishte më e gjallë. Gruri dhe kultura të tjera bujqësor, ndërsa ndërtesat që sot kanë mbetur pas kujtojnë një kohë kur aktiviteti dhe puna nuk mungonin. I moshuari i tregon me nostalgji këto hapësira.
Pas shumë vitesh larg, duket se vendlindja mbetet vendi ku ndihet më mirë. Tregtani i ofron qetësinë dhe jetën që nuk arriti ta gjente në qytet apo jashtë vendit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




