Protesta e 29 nëntorit, 10 të lënduar, mes tyre 2 policë dhe një deputet

29 Nëntor 2026 | 15:16

Bilanci i të lënduarve në protestën e 29 nëntorit deri në orën 15:00 është 10 persona, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).

Sipas njoftimit të Spitalit të Traumës, në urgjencë janë paraqitur 6 persona të lënduar: 2 efektivë policie, 1 deputet, 2 protestues dhe 1 kalimtar. Tre prej tyre janë larguar me rekomandimin e mjekut, ndërsa të tjerët vijojnë të marrin trajtim. Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Ndërkohë, në QSUT janë paraqitur 4 protestues, të cilët kanë kryer lavazh. Mes tyre është edhe një gazetar. Një prej tyre është larguar, ndërsa 3 të tjerë vijojnë të marrin trajtim mjekësor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasje mes protestuesve dhe policisë në bulevard, deputeti i PD-së qëllohet me plumb gome (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër Kliti Hoti ka mbetur i lënduar në protestën që po mbahet të dielën në Tiranë. Hoti është qëlluar...
14:46 | 29/11/2026

Polica përdor topa uji për të zmbrapsur protestuesit nga bulevardi, zhvendosen te Parku Rinia

Është tensionuar protesta e nisur të dielën para Kryeministrisë. Policia reaguar fillimisht me gaz lotsjellës e më tej me topa uji për të zmbrapsur protestuesit...
14:28 | 29/11/2026

Tensionet para Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

Policia ka shoqëruar një protestues pas përplasjeve të shënuara në protestën e së dielës para Kryeministrisë. Protesta nisi në mënyrë paqësore me marshimin e protestuesve...
14:16 | 29/11/2026