Protesta qytetare kundër qeverisë vijon edhe këtë të diel, më 29 nëntor, ndërsa situata mes protestuesve dhe forcave të policisë mbetet e tensionuar. Efektivët e policisë po ndjekin hap pas hapi lëvizjet e protestuesve, ndërsa kanë nisur edhe shoqërimet e para të qytetarëve. Ndërhyrja e forcave të rendit vjen në një kohë kur qytetarët vijojnë të shprehin kundërshtinë e tyre ndaj qeverisë. Ende nuk dihet numri i personave të shoqëruar.