Shehaj kërkon hetim të menjëhershëm nga SPAK për goditjen e deputetëve Kapri dhe Hoti: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, reagoi ndaj incidenteve të dy ditëve të fundit në protesta, gjatë të cilave, sipas tij, punonjës të Policisë së Shtetit sulmuan deputetët Erald Kapri dhe Kliti Hoti. Ai tha se edhe dy protestues të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas Shehajt, njëri prej protestuesve është në koma dhe në rrezik për jetën, ndërsa tjetri rrezikon të humbasë shikimin.

Të lidhura

None found

Shehaj deklaroi se dje një efektiv i Policisë së Shtetit iu afrua nga pas deputetit të Partisë Mundësia, Erald Kapri, dhe i hodhi gaz në fytyrë. Sipas tij, Kapri po përpiqej të mbronte disa të rinj që po goditeshin me shkopinj gome.

Për deputetin Kliti Hoti, Shehaj tha se sot policia e qëlloi me plumb gome pranë shtyllës kurrizore, megjithëse ai nuk po sulmonte askënd. Një goditje në atë pjesë të trupit, theksoi ai, mund të sillte pasoja të përhershme.

Shehaj i kërkoi Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të nisë pa vonesë hetimet për të gjitha rastet, të sekuestrojë pamjet dhe komunikimet e policisë, si dhe të identifikojë efektivët e përfshirë dhe drejtuesit që dhanë urdhrat.

Ai ngriti pyetjen se si mund të trajtohet një qytetar brenda komisariatit, nëse policia godet dy deputetë përpara kamerave. Shehaj kërkoi që përgjegjësit të japin llogari para drejtësisë.


Quantcast
grandpashabet güncel adresBursa Escortgrandpashabet güncel adresjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet resmi adresdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetholiganbetgrandpashabetTürk İfşajojobet güncel girişjojobetjojobetgrandpashabet güncelgrandpashabet güncel girişgrandpashabet resmi girişjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabet resmi girişgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobettaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobetjojobet girişjojobet giriş