Shqetësoi tifozët me mungesën në Europë, Trabzonspori merr lajmin e shumëpritur për Ernest Muçin
Ernest Muçi është rikthyer në dispozicion të Trabzonsporit dhe është përfshirë në listën e lojtarëve për ndeshjen e nesërme ndaj Goztepes, e vlefshme për kampionatin turk. Takimi do të luhet në orën 17:00.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare kishte munguar në sfidën europiane kundër CSKA Sofias, duke ngritur shqetësime te tifozët për gjendjen e tij fizike. Megjithatë, mungesa e tij nuk lidhej me ndonjë dëmtim, por ishte një vendim i trajnerit Tomas Reis, i cili preferoi t’i jepte pushim.
Duke marrë parasysh ngarkesën e lartë të ndeshjeve, stafi teknik dhe klubi vendosën të mos rrezikonin me Muçin, duke i dhënë mundësinë të rikuperonte energjitë. Tashmë, ylli kuqezi është gati të rikthehet në fushë dhe të ndihmojë Trabzonsporin në përballjen e radhës.




