Anjeza Gubetini ka tërhequr vëmendjen me deklaratat e saj për ekzistencën e policit, ndërsa njëkohësisht ka shprehur pëlqim për Sharr Brainën dhe mundësinë e krijimit të një lidhjeje me të.
Për këtë situatë ka folur edhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Benita Zena, e cila ishte e ftuar në emisionin “SOL” në Klan Kosova. Ajo tregoi se Anjezën e njeh personalisht dhe se sipas saj veprimet e saj brenda shtëpisë nuk janë të planifikuara.
”Unë nuk jam aspak e pajtimit me lojën e Anjezës, por besom që nuk e ka në kontroll. Domethënë, Anjeza çka do që është duke bërë, çka do që është duke ndier, po e shpreh. Nuk po e mendon as publikun, as veten, as se si po del”, deklaroi Benita.