Mesazhet / Dorëzohen guerilasit, akuzojnë motin për dështimin e rrëzimit të Ramës, plani për veprimet e fundit dëshpëruese

Kryesore

Publikuar: 29/11/2026

Mesazhet / Dorëzohen guerilasit, akuzojnë motin për dështimin e rrëzimit të Ramës, plani për veprimet e fundit dëshpëruese

Një ditë pas protestës së dhunshme, guerilasit e revolucionit, pas të cilëve qëndrojnë OJF të dyshimta, PD-ja, Agron Shehaj, Arlind Qorri, qarqe ekstremiste fetare dhe ndoshta qarqe ruse dhe iraniane, duken të dekurajuar dhe të dëshpëruar për dështimin në planin për rrëzimin e Edi Ramës. Në grupet e komunikimit, ata ia faturojmë dështimin kryesisht motit me shi, i cili jo vetëm ka ndikuar në pjesëmarrje, por ndryshe nga sa prisnin, nuk ka ulur efektet e gazit lotsjellës.

Disa të tjerë pyesin sot me dëshpërim “ku janë njerëzit?”, pas konstatimit të pjesëmarrjes së ulët në protestën e sotme, në Ditën e Çlirimit. Ndërkaq, për pjesëmarrjen e ulët, organizatorët shohin si shkak intensitetin e lartë të gazit lotësjellës të hedhur nga policia ditën e djeshme. Ndërkaq, edhe për ditën e sotme, organizatorët kanë bërë plane dhe kanë dhënë udhëzime për akte dhune dhe taktika përballje me policinë.

Përpos të tjerave, organizatorët diskutojnë për të shkulur pllakat në bulevard, me qëllim për të penguar qarkullimin e mjeteve të policisë. Gjithashtu propozohet për të shpuar gomat e mjeteve të policisë me gozhdë. Organizatorët e akteve të dhunës diskutojnë me shqetësim edhe arrestimin e ‘flamingos’ Fatime me arsenal molotovi dhe mjetesh të tjera për të sulmuar institucionet dhe policinë.

Në kushtet kur rrëzimi i qeverisë me akte dhune duket i pamundur, një iluzion dhe ëndrra të largëta, organizatorët e protestës diskutojnë për veprime dëshpëruese dhe kriminale si thirrje për të djegur ndonjë institucion, hyrje me dhunë në institucione dhe thirrje për të shkaktuar viktima.