Protesta e dhunshme e 29 nëntorit/ Shëndetësia: 6 persona të lënduar, mes tyre dy efektivë

Aktualitet

Publikuar: 29/11/2026

Protesta e dhunshme e 29 nëntorit/ Shëndetësia: 6 persona të lënduar, mes tyre dy efektivë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës sot:

Në Spitalin Universitar të Traumës deri tani janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor 6 pacientë, nga të cilët:

• 2 efektivë policie
• 1 deputet
• 2 protestues
• 1 kalimtar

Të gjithë jashtë rrezikut për jetën, gjendja stabël, po trajtohen në shërbimin e urgjencës.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 6 të lënduar, protestues.

4 prej të lënduarve kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekut, dy vijojnë trajtimin mjekësor.