Plagosja me armë e Kliti Hotit/ Tabaku: Sistemi i ka plumbat e armët, Shqipëria e gjitha në këmbë kundër Ramës

Plagosja me armë e Kliti Hotit/ Tabaku: Sistemi i ka plumbat e armët, Shqipëria e gjitha në këmbë kundër Ramës

16:27, 29/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas plagosjes së deputetit të PD, Kliti Hoti ka ardhur edhe regimi i kolegëve demokratë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, deputetja Jorida Tabaku shkruan se goditja e kolegut Kliti Hoti me plumb gome është sinjali i radhës se sistemi i pakicës nuk pyet për asgjë.

Sipas Tabakut, sistemi i Edi Ramës nuk njeh as ligj, as Kushtetutë dhe shpërfill çdo gjë kur bëhet fjalë për të ruajtur pushtetin e tij personal.

Ndër të tjera, Tabaku shton se sulmi me armë ndaj Hotit, është dëshmia e një policie të korruptuar deri në pikën më ekstreme, sa nuk di të bëjë dallimin as kur një qytetar i kthen shpinën.

‘Sistemi i ka plumbat dhe armët, por Shqipëria është e gjitha në këmbë kundër tij. E bashkuar. E vendosur’, përmbyll reagimin e saj dpeutetja, Jorida Tabaku.

Stausi:

Goditja e kolegut Kliti Hoti me plumb gome është sinjali i radhës se sistemi i pakicës nuk pyet për asgjë. Sistemi i Edi Ramës nuk njeh as ligj, as Kushtetutë dhe shpërfill çdo gjë kur bëhet fjalë për të ruajtur pushtetin e tij personal.

Goditja e kolegut Hoti është dëshmia e një policie të korruptuar deri në pikën më ekstreme, sa nuk di të bëjë dallimin as kur një qytetar i kthen shpinën. Kur e godet pas shpine, policia dëshmon burracakërinë e saj.

Ministri Demo, fytyra e shëmtuar e PS-së për Tiranën, fshihet dhe hesht, sepse ai raporton te Skënder Hitaj. Kjo është hierarkia kokëposhtë e këtij sistemi që ka humbur çdo sens moral, logjik e kushtetues! Ky sistem po mbahet pas plumbave që lëshohen ndaj kujtdo. Plumbat nuk do ta shpëtojnë këtë regjim e këtë sistem!

Sistemi i ka plumbat dhe armët, por Shqipëria është e gjitha në këmbë kundër tij. E bashkuar. E vendosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco