Festimet e 28 Nëntorit në Maqedoninë e Veriut, MPB regjistron 13 shkelje të rendit publik dhe ndalon tre persona

Festimet e Ditës së Flamurit Shqiptar në Maqedoninë e Veriut u shoqëruan me gjithsej 13 shkelje të rendit dhe qetësisë publike në rajonet që mbulohen nga Sektorët për Punë të Brendshme në Shkup, Tetovë, Ohër dhe Kumanovë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, deri tani janë ngritur dy kallëzime penale: një për „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“ dhe një për „përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i palejuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“. Janë përpiluar edhe 10 procesverbale për kundërvajtje, ndërsa tre persona janë privuar nga liria. MPB po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rasteve.

Të lidhura

None found

Shtatë nga shkeljet u evidentuan në rajonin e SPB Shkup, në zonat e Bit Pazarit dhe Gjorçe Petrovit. Për katër persona u përpiluan shtatë procesverbale: tri për heqjen, grisjen ose dëmtimin e simboleve shtetërore dhe të bashkësive etnike, një për zënka, britma ose sjellje të pahijshme dhe të paturpshme, si dhe tri për shkelje të sigurisë në komunikacion. Këto të fundit lidhen me drejtimin e automjetit pa patentë shoferi, tejkalimin e shpejtësisë së lejuar dhe lëvizjen në drejtimin e kundërt.

Në Shkup është ngritur gjithashtu kallëzim penal ndaj një fëmije për „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Gjatë veprimeve për sqarimin e ngjarjeve, policia privoi nga liria dy persona.

Në rajonin e SPB Tetovë u regjistruan dy shkelje të rendit dhe qetësisë publike nga fëmijë që përdorën mjete piroteknike në sheshin e qytetit. U evidentua edhe një rast i vendosjes së flamurit shqiptar në një automjet policie. Autoritetet po dokumentojnë ngjarjet dhe do të paraqesin parashtresat përkatëse.

Dy shkelje të tjera u konstatuan në rajonin e SPB Ohër, përkatësisht në Kërçovë dhe Strugë. Në sheshin e Kërçovës u vendosën disa flamuj të Republikës së Shqipërisë dhe për këtë u përpilua një procesverbal për kundërvajtje. Në një shkollë fillore në Strugë u vendosën flamuj të Republikës së Shqipërisë pa u theksuar flamuri i Maqedonisë. Pas masave të ndërmarra, ndaj personit përgjegjës në shkollë do të paraqitet kërkesë për nisjen e procedurës kundërvajtëse.

Në rajonin e SPB Kumanovë, një ngjarje u regjistrua gjatë defilimit të automjeteve në zonën qendrore të qytetit. Policia vërejti dy persona; njëri u arratis, ndërsa tjetri u ndalua. Gjatë kontrollit të personit të ndaluar u gjetën një pistoletë e markës „Cërvena Zastava“ dhe një karikator me pesë fishekë. Ai u privua nga liria nën dyshimin për veprën penale „përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i palejuar i armëve ose lëndëve shpërthyese“, sipas nenit 396 të Kodit Penal.

MPB njofton se do të vijojë veprimet për zbardhjen e plotë të të gjitha ngjarjeve të regjistruara, në përputhje me kompetencat ligjore.


Shtuar më 29.11.2026 16:43

Quantcast
grandpashabet güncel adresBursa Escortgrandpashabet güncel adresjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet resmi adresdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetholiganbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetgrandpashabet güncelgrandpashabet güncel girişgrandpashabet resmi girişjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabet resmi girişgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobettaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobetjojobet girişjojobet giriş