E diel, 29 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Zbulohet se kush është efektivi i pezulluar që plagosi me plumb gome Kliti Hotin
Flash

Zbulohet se kush është efektivi i pezulluar që plagosi me plumb gome Kliti Hotin

🇬🇧 Read in English

Është zbuluar identiteti i efektivit të Policisë së Shtetit që qëlloi me plumb gome deputetin e Partisë Demokratike, Kliti Hoti, gjatë protestës së 29 nëntorit në Tiranë.

Bëhet fjalë për punonjësin e policisë Ersild Alliu, i cili raportohet se është personi që goditi nga afër deputetin demokrat gjatë përplasjes në bulevard.

Pas incidentit, ministri i Brendshëm Ervin Demo kërkoi pezullimin e menjëhershëm të efektivit dhe nisjen e një hetimi për veprimet e tij.

Policia e Shtetit konfirmoi më pas se Alliu ishte pezulluar nga detyra. Në njoftimin zyrtar u bë e ditur gjithashtu se ndaj tij ka nisur hetim disiplinor, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, po heton rrethanat e ngjarjes.

Një prej elementeve që Policia ka theksuar në reagimin e saj është se efektivi nuk kishte marrë urdhër për të përdorur plumba gome.

Ndërkohë, deputeti Kliti Hoti u transportua në Spitalin e Traumës, ku mori ndihmë mjekësore pas plagosjes.

Hetimet pritet të përcaktojnë rrethanat e përdorimit të armës dhe përgjegjësinë e efektivit në këtë incident që ka shkaktuar reagime të forta politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.