Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka identifikuar si Ersild Alliu efektivin e policisë që qëlloi dhe plagosi deputetin demokrat Kliti Hoti gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë.
Në një reagim public në Facebook, Bardhi e cilëson efektivin si “Edi Rama me uniformë policie” dhe akuzon kryeministrin për përgjegjësi politike dhe ligjore për ngjarjen.
Bardhi i kërkon Prokurorisë së Tiranës të veprojë urgjentisht dhe të arrestojë efektivin, duke theksuar se plagosja e një deputeti gjatë ushtrimit të detyrës nuk mund të trajtohet si një episod i zakonshëm dhune.
Sipas tij, ngjarja kërkon hetim të menjëhershëm dhe ndëshkim ligjor të të gjithë përgjegjësve.
Postimi i plotë:
BANDITI ERSID ALLIU ËSHTË EDI RAMA ME UNIFORMË POLICIE!
Edi Rama mban përgjegjësi politike dhe duhet të mbajë përgjegjësi ligjore për urdhrin që çoi në tentativën për vrasjen e deputetit Kliti Hoti. Po kështu, ai do të duhet të përgjigjet për dhunën masive të ushtruar ndaj të rinjve dhe qytetarëve që protestojnë.
Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka detyrimin të veprojë urgjentisht dhe të arrestojë në flagrancë banditin me uniformë Ersild Alliu, që goditi deputetin Kliti Hoti, teksa ky i fundit ishte në ushtrim të detyrës.
Tentativa për të vrarë një deputet në ushtrim të detyrës nuk mund të relativizohet apo të trajtohet si një episod i zakonshëm dhune. Ajo kërkon hetim të menjëhershëm dhe ndëshkim ligjor shembullor të autorëve.
Përgjegjësia nuk mund të shmanget, drejtësia nuk mund të vonohet dhe askush nuk mund të jetë mbi ligjin!
© SYRI.net
Sulmi me armë ndaj Kliti Hotit/ Kalaja: Vrasje e mbetur në tentativë nga polici, veprim i qëllimshëm
‘Tentativë vrasje shtetërore!’/ Boçi: Rama e ka në ADN vrasjen pas shpine, përgjegjësit në burg
Plagosja me armë e Kliti Hotit/ Tabaku: Sistemi i ka plumbat e armët, Shqipëria e gjitha në këmbë kundër Ramës