Real Madrid pësoi mbrëmë një humbje befasuese në La Liga, duke u mundur 1-2 nga Alaves në “Santiago Bernabeu”. Në minutat e fundit të ndeshjes, Jude Bellingham u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, për një simulim brenda zonës kundërshtare.
Në një reagim të bërë pak më parë në aplikacionin e tij personal JB5, anglezi pranoi se ishte përgjegjës për kartonin e kuq, por këmbënguli në një pikë: kishte kontakt kur ai hyri në dyluftim me mbrojtësin e Alaves.
“Ndihem shumë i trishtuar për rezultatin e djeshëm dhe mendoj se i hoqa ekipit një mundësi reale për t’u rikthyer në lojë në minutat e mbetura, pasi u përjashtova. Sa i përket incidentit, jam 100% i sigurt se pati kontakt në gju dhe në kofshë; sipas meje, kamera që e ka filmuar nga pas e vërteton këtë.
Doja thjesht të ndaja këndvështrimin tim, pa pasur ndërmend të fajësoj askënd apo të shkaktoj bujë. Mbaj përgjegjësi të plotë që u përfshiva në dy situata të panevojshme, të cilat çuan në marrjen e një kartoni të kuq. Ka ende shumë pikë për t’u fituar në La Liga, pavarësisht këtij pengese, dhe jam i bindur se ekipi do të kthehet në rrugën e duhur”, tha Bellingham.
Mesfushori anglez pritet të dënohet me një ndeshje dhe të mungojë në javën e ardhshme ndaj Real Sociedadit.







