InsajderiInsajderi
Lajme

Policia dënon katër shoferë të “dehur” në Ferizaj

Insajderi
29 November 2026 - 16:44
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Facebook Shpërndaje në XShpërndaje në X Kopjo lidhjenKopjo lidhjen
Policia dënon katër shoferë të “dehur” në Ferizaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Katër shoferë janë ndëshkuar nga Policia në Ferizaj, pasi janë kapur duke drejtuar veturat nën ndikimin e alkoolit.

Rastet kanë ndodhur më 27 dhe 28 nëntor, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj.

Sipas rezultateve të alkooltestit, shoferi SH.S., 51-vjeçar, që drejtonte një veturë Mercedes, kishte 1.85 promilë alkool në gjak. Ai është dënuar me 400 euro gjobë, tri pikë negative dhe nëntë muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

Me të njëjtat masa është ndëshkuar edhe shoferi A.S., 42-vjeçar, i cili në momentin e ndalimit po drejtonte një VW Golf dhe rezultoi me 1.54 promilë alkool.

Ndërkaq, shoferi L.Z., 37-vjeçar, i cili drejtonte një BMW, rezultoi me 0.93 promilë alkool. Ai është dënuar me 200 euro gjobë, dy pikë negative dhe tre muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

E njëjta masë është shqiptuar edhe ndaj shoferit O.S., 47-vjeçar, i cili me veturën Ford rezultoi me 0.63 promilë alkool në gjak.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

FacebookFacebook InstagramInstagram

Impressum

Kontakt

Trademark