Bilanci i protestës, Ministria e Shëndetësisë: 6 persona po marrin trajtim mjekësor tek Trauma, 2 në QSUT
Sipas njoftimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për protestën e sotme, bilanci i të lënduarve ka pësuar përditësime gjatë ditës, me raportime të personave të lënduar që janë paraqitur për ndihmë mjekësore në dy spitalet kryesore. Në mesin e 6 protestuesve, që po marrin trajtimin e nevojshëm në spitalin e Traumës ministria e shëndetësisë në një dalje publike njofton gjendjen e një prej pacientëve me traumë koke.
“Pacienti me traumë koke ndodhet në terapi intensive nën kujdesin konstant të stafit mjekësor. Aktualisht qetë indikacion për operacion, po ndiqet në zbatim të protokolleve mjekësore dhe monitorim të vazhdueshëm të parametrave vital dhe statusit neurologjik. Theksojmë, pacienti qëndron i përgjumur, por reagon ndaj stimulit verbal, qoftë stafit dhe familjarëve të tij. Ka konfuzion, por jo hemorragji. Gjithsesi, statusi aktual është i monitoruar me rreptësi, i stabilizuar dhe me parametra totalisht konstantë.”, deklaroi Ardit Kuqi, mjek në Spitalin e Traumës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës sot:
Në Spitalin Universitar të Traumës deri tani janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor 6 pacientë, nga të cilët:
- 2 efektivë policie
- 1 deputet
- 2 protestues
- 1 kalimtar
Të gjithë jashtë rrezikut për jetën, gjendja stabël, po trajtohen në shërbimin e urgjencës. Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 6 të lënduar, protestues. 4 prej të lënduarve kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekut, dy vijojnë trajtimin mjekësor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



