Bardhi: Ky është polici që qëlloi deputetin e PD-së në protestë, të arrestohet!

29 Nëntor 2026 | 16:53

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas plagosjes me plumb gome të deputetit demokrat të Shkodrës, Kliti Hoti, gjatë protestës.

Bardhi ka bërë publik emrin e efektivit të policisë që, sipas tij, qëlloi deputetin, duke e identifikuar si E.A ndërsa i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës arrestimin e menjëhershëm të efektivit.

Bardhi ka akuzuar gjithashtu kryeministrin Edi Rama për përgjegjësi politike dhe ligjore lidhur me ngjarjen, të cilën e cilëson si tentativë për vrasjen e një deputeti gjatë ushtrimit të detyrës.

Në reagimin e tij, kreu i grupit parlamentar të PD-së ka publikuar edhe pamjet e momentit kur Kliti Hoti plagoset me plumb gome gjatë protestës.

Reagimi i Gazment Bardhit:

“Banditi E.A është Edi Rama me uniformë policie! Edi Rama mban përgjegjësi politike dhe duhet të mbajë përgjegjësi ligjore për urdhrin që çoi në tentativën për vrasjen e deputetit Kliti Hoti. Po kështu, ai do të duhet të përgjigjet për dhunën masive të ushtruar ndaj të rinjve dhe qytetarëve që protestojnë. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka detyrimin të veprojë urgjentisht dhe të arrestojë në flagrancë banditin me uniformë Ersild Alliu, që goditi deputetin Kliti Hoti, teksa ky i fundit ishte në ushtrim të detyrës. Tentativa për të vrarë një deputet në ushtrim të detyrës nuk mund të relativizohet apo të trajtohet si një episod i zakonshëm dhune. Ajo kërkon hetim të menjëhershëm dhe ndëshkim ligjor shembullor të autorëve. Përgjegjësia nuk mund të shmanget, drejtësia nuk mund të vonohet dhe askush nuk mund të jetë mbi ligjin”, shkruan Bardhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Identifikohet i riu që vendosi flamurin shqiptar mbi automjetin e policisë në Tetovë, thirret në komisariat

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se është identifikuar personi që vendosi flamurin shqiptar mbi një automjet policie në Tetovë,...
16:47 | 29/11/2026

Pezullohet efektivi që qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së gjatë protestës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të efektivit që qëlloi me plumb gome deputetin demokrat Kliti Hoti...
16:18 | 29/11/2026

Berisha viziton deputetin Hoti në spital: E morën në shenjë në zemër

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka dhënë urdhër politik për të qëlluar me plumb gome deputetin demokrat të...
15:58 | 29/11/2026