Autoboti i policisë ka hyrë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në këtë zonë. Mjeti i policisë është futur në shesh dhe ka përdorur ujë me presion në drejtim të turmës, ndërsa efektivët vijojnë ndërhyrjen për të larguar tubuesit.