Përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë zhvendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku efektivët kanë përdorur sasi të mëdha gazi lotsjellës, duke e hedhur atë edhe nga tarraca e Ministrisë së Brendshme.
Pamjet tregojnë protestuesit që kanë ngritur barrikada në rrugë, ndërsa policia ka vijuar ndjekjen e tyre me autobotët e ujit.
Për t’i shpëtuar gazit dhe ndërhyrjes së efektivëve, një pjesë e protestuesve janë futur në brendësi të Parkut Rinia. Situata vijon të jetë e tensionuar













