Tensionet janë rikthyer në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku kanë rinisur përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë. Një grup protestuesish kanë hedhur gurë në drejtim të autobotëve të policisë, të pozicionuar përballë tyre. Në kundërpërgjigje, efektivët e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës, me qëllim shpërndarjen e turmës dhe zmbrapsjen e protestuesve. Situata në bulevard mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e rendit po përpiqen të vendosin nën kontroll situatën.