Një situatë kaotike është në këto momente në Rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë.
Forca të shumta policie janë vendosur mbrapa protestuesve, që janë në këtë rrugë.
Policia ka ndezur sirenat e makinave, ndërsa protestuesit kanë lënë mbrapa edhe kazanë mbeturinash të djegur.
Efektivët po tentojnë shoqërimin e protestuesve.
Gazi lotsjellës i hedhur në mënyrë masive në këtë zonë ka shkaktuar probleme edhe për banorët e zonës.
