Përplasjet mes policisë dhe protestuesve janë zhvendosur edhe në rrugën “Myslym Shyri”, ku efektivët po ndjekin qytetarët me vrap.
Në këtë zonë është hedhur një sasi e madhe gazi lotsjellës, duke bërë që e gjithë rruga dhe ambientet përreth të mbulohen nga tymi.
Pamjet tregojnë efektivët që ndjekin protestuesit përgjatë rrugës, ndërsa qytetarët përpiqen të largohen nga zona.
Situata vijon të jetë e tensionuar, teksa ndërhyrja e policisë po shtrihet edhe në rrugët përreth qendrës së Tiranës.












