Aktualitet

Protestat ndikojnë në ekonomi, ekspertët: Kur janë paqësore mund ta ndikojnë pozitivisht, por dhuna dëmton bizneset

Aktiviteti ekonomik i një vendi është i lidhur ngushtë me stabilitetin ekonomik e financiar të tij. Nisur nga kjo ekspertët gjykojnë se protestat paqësore dhe të mirëorganizuara janë faktor pozitiv për ekonominë, ndërsa e kundërta ndodh me protestat e dhunshme që ngjallin frikë dhe pasiguri.

Por pavarësisht situatës së tensionuar, ekspertët vërejnë se sulmet ndaj bankave nuk kanë ndikuar tek depozitat.

Disa ditë më parë FMN dhe BSH paralajmëruan se konfliktet jashtë vendit dhe zgjatja e protestave në Shqipëri mund të dëmtojnë turizmin dhe investimet, por mund të kenë impakt edhe në rritjen e çmimeve të konsumit.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.