SYRI ka siguruar fotografinë e efektivit të Policisë së Shtetit, Ersild Alliu, mercenari i Edi Ramës, i cili qëlloi me armë zjarri deputetin demokrat Kliti Hoti gjatë protestës së 28 Nëntorit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka shkaktuar reagime të forta nga drejtuesit e opozitës dhe jo vetëm, të cilët e kanë cilësuar plagosjen e deputetit si një tentativë vrasjeje dhe kanë kërkuar arrestimin e menjëhershëm të efektivit, si dhe hetimin e zinxhirit të përgjegjësive për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve.
Në një postim të mëparshëm, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar emrin e efektivit të policisë, Arsildo Alliu, si personi që qëlloi me plumb nga një distancë e afërt, deputetin e PD, Kliti Hotin.

© SYRI.net
Gaz lotësjellës pa kriter nga policia e Ramës, asfiksohet qytetari në rrugët e Tiranës, në gjendje të rëndë
EMRI/ I zhdukur prej ditësh, gjendet i pajetë në kanal 75-vjeçari shqiptar në Itali! Mesazhi i fundit për familjarët
Prokuroria jep detaje për arrestimin e tre personave, nën dyshimin se po planifikonin një vrasje