Katër diplomatë të Ambasadës së Iranit në Bosnjë e Hercegovinë janë shpallur persona të padëshiruar dhe janë larguar nga vendi. Sipas REL ata janë lërguar tashmë nga Bosnja e Hercegovina ndërsa dyshohet se kanë lidhje me aktivitetet e inteligjencës në favor të Teheranit. Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnje dhe Hercegovinës, e cila është përgjegjëse për vendimet lidhur me dëbimin e personelit diplomatik, tha se nuk mund të komentojë për rastin, pasi “bëhet fjalë për çështje të sigurisë, e jo diplomatike”. Arsyet për të cilat katër diplomatët u detyruan të largoheshin nga Bosnja e Hercegovina ende nuk janë bërë zyrtarisht publike.