E përditshmja italiane ‘La Repubblica’ i ka bërë jehonë protestës së kësaj të diele, 29 nëntor, ndërsa policia e Shtetit nuk ka kursyer plumbat e gomës, gazin lotsjellës dhe ujin me presion ndaj qytetarëve, përfshirë dhe deputetë të PD.
Duke e shoqëruar përmes pamjeve video, ‘La Repubblica’ ka treguar sesi deputeti i PD, Kliti Hoti është qëlluar pas shpine nga policia me plumb gome.
‘Në Shqipëri vijon protesta: Kliti Hoti, deputet i PD është qëlluar nga policia me një plumb gome’, shkruan e përditshmja italiane në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale, bashkangjitur videos së publikuar.
Deputeti i PD, Kliti Hoti u qëllua pasditen e kësaj të diele nga ana e policisë, duke e plagosur në shpinë, ndërsa për shkak të plagës së marrë në shpatullën e djathtë u dërgsua në spitalin e Traumës në Tiranë.
© SYRI.net
Romir Saraçi apel policëve: Mos zbatoni urdhra kriminalë, po përdoreni dhe do të përballeni individualisht me ligjin!
Noka: Edi Rama urdhëroi të qëllohej deputeti Kliti Hoti, vrasje e mbetur në tentativë ndaj tij
Plagosja e Klsiti Hotit nga Policia/ Blushi: Atentat mafioz e kriminal ndaj opozitës, demokracisë dhe pluralizmit politik