Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas deklaratave të deputetit Agron Shehaj lidhur me gjendjen shëndetësore të një protestuesi, i cili pretendohej se ndodhej në koma dhe në rrezik për jetën.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla i ka cilësuar këto deklarata si të pavërteta, duke e ftuar publikun të dëgjojë sqarimin e mjekut të Spitalit të Traumës.
“Një mashtrues profesionist sapo ka dalë dhe ka thënë se një protestues është në koma dhe në