Sport

Premier League/ Nuk ka fitues në derbin e Merseyside, Everton e Liverpool ndahen në barazim

Nuk ka fitues në derbin e Merseyside mes Everton dhe Liverpool, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 12 të Premier League Angleze. Në Hill Dickinson Stadium skuadrat e mbyllën sfidën mes tyre me barazimin 1-1 duke marrë nga 1 pikë secila.

Ishte një ndeshje ku gjithçka u shkrua në pjesën e parë të sfidës teksa u shënuan të dy golat e saj. Liverpool e nisi në mënyrë perfekte sfidën teksa shënoi që në minutën e peste më Dominik Szoboszlai që shfrytëzoi një asist të Florian Wirtz për t’i dhënë avantazhin skuadrës së The Reds.

Everton u kundërpërgjigj dhe arriti të barazojë shifrat në 1-1, por për këtë duhet të falënderoj Frimpong që shënoi autogol në portën e Liverpool. Në pjesën e dytë shifrat nuk ndryshuan dhe derbi i Merseyside u mbyll me barazimin 1-1 me Liverpoolin që shkon në 22 pikë në vendin e katërt, ndërsa Everton në 17 pikë.

Në ndeshje të tjera të Premier League, Tottenham fitoi në transfertë ndaj Sunderland 2-0, Crystal Palace humbi në shtëpi me Hull City 2-3, Brighton u mposht nga Newcastle 0-1, ndërsa Fulham u mund nga Bournemouth 1-2.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.