Përplasjet kanë vijuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku protestuesit kanë tentuar t’i afrohen godinës së Kryeministrisë, por janë përballur me ndërhyrjen e forcave të policisë.
Efektivët kanë përdorur autobotët me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të zmbrapsur protestuesit nga zona pranë institucionit. Ndërkohë, forca të shumta policie janë vendosur në perimetrin e Kryeministrisë, duke blinduar zonën për të mos lejuar afrimin e qytetarëve.
Protestuesit ishin mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë. Situata u tensionua pas hedhjes së mjeteve piroteknike në drejtim të efektivëve, ndërsa policia ndërhyri me gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.
Top Channel