Një tjetër incident është regjistruar pak më herët gjatë protestës kombëtare të 29 nëntorit në Tiranë.
Në pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, një i ri shihet teksa ngjitet mbi një automjet të policisë. Në atë moment, efektivi që ndodhet në timon i jep gaz makinës, duke bërë që i riu të humbasë ekuilibrin dhe të rrëzohet në tokë.
Menjëherë pas rrëzimit, protestues të tjerë i afrohen për ta ndihmuar dhe i riu arrin të ngrihet sërish në këmbë. Fatmirësisht, nga pamjet nuk duket se ai ka pësuar ndonjë dëmtim serioz.
Incidenti është një tjetër prej momenteve të tensionuara të regjistruara gjatë protestës së sotme.