Manuel Neuer merr vendimin, konfirmon tërheqjen në fund të sezonit Barcelona nuk ka ndërmend të lëshojë pe në La Liga. Skuadra katalanase nuk pati mëshirë ndaj Deportivo La Coruna në Riazor të cilën e mundi me rezultatin e thellë 5-1 dhe e sheh veten të shkëputur nga ndjekësit e saj në krye te klasifikimit.
Barcelona e mori kontrollin e ndeshjes që në pjesën e parë të cilën e mbylli me avantazhin 2-1. Vetëm 2 minuta lojë i mjaftuan skuadrës katalanase që të marrë avantazhin me golin e Lamine Yamal me 19 vjeçarin që shënoi pas një asisti të Pedrit. Deportivo La Coruna reagoi menjëherë dhe në minutën e 9 barazoi me Aubameyang që shënoi golin klasik të ish-it. Barazimi nuk rezistoi shumë pasi në minutën e 20 Barcelona u kthye në avantazh me golin e Dani Olmos për të shkuar në pushimin e ndeshjes me rezultatin 2-1 në favor.
Në pjesën e dytë, të besuarit e Hansi Flick shpërthyen teksa shënuan edhe 3 gola të tjerë dhe protagonisti absolut u bë pikërisht Raphinha, autor i një tregolëshi, me brazilianin që i shënoi golat në minutën e 50 dhe më pas në të 80 dhe të 91 për të fiksuar fitoren 5-1 të Barcelonës që vijon të jetë në krye me 39 pikë, me 5 pikë më shumë se Atletico Madrid i vendit të dytë dhe 6 pikë më shumë se Reali i Madridit.
Top Channel