Policia e Shtetit ka hedhur sasi tepër të madhe gazi, me qëllim moslejimin e protestuesve që të afrohen drejt Kryeministrisë. Tensione janë shënuar edhe pranë selisë të Partisë Socialiste. Policia është pajisur edhe me një autobot uji. Protestuesit janë shpërndarë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Nga ana tjetër, Policia ka nisur aksionin për shpërndarjen e protestuesve në Tiranë, ndërsa ndërhyrjet e efektivëve kanë vijuar në disa zona të kryeqytetit.