Zbulohet identiteti i shqiptarit që u vra në përplasjen me armë me policinë italiane

Policia italiane është ende në kërkim të të arratisurit 37-vjeçar shqiptar Ervis Murra, i cili u zhduk nga Cavarzere të premten pas bastisjes së policisë në Kampanja. Skuadrat e lëvizshme janë duke kërkuar në zona të gjera për shqiptarin i cili ka një historik grabitjesh të armatosura.
Ndërkohë, është identifikuar 30-vjeçari shqiptar që ishte me Murrën dhe që u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit. Ai është Silvester Cami. Ai kishte një precedent penal për krime kundër pronës, veçanërisht vjedhje, dhe një raport të mëparshëm për hyrje të paligjshme në Itali. Nuk dihet nëse është i martuar apo nëse ka fëmijë.
Skuadrat e lëvizshme dhe ekspertët mjeko-ligjorë të Venecias konfirmuan identitetin e tij të saktë përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe informacionit të kontakteve, duke qenë se më parë duhej të informonin familjen e tij në Shqipëri për zhdukjen e tij.
Policia e Venecias nuk ka bërë arrestime, megjithëse fillimisht u tha se një person i tretë u ndalua të premten. Ai mund të jetë pronari i shtëpisë së rinovuar në fermë, i cili jeton atje me partneren e tij, një grua rumune, dhe fëmijët e tyre. Besohet se ai i ka pritur dy shqiptarët në shtëpinë e tij, pa dijeni të së kaluarës kriminale të Murrës, Deri më tani nuk është lëshuar asnjë urdhër arresti kundër tij.



































