Piloti italian Kimi Antonelli fitoi mbrëmjen e së dielës Garën e Cmimit të Madh të Katarit. Për kampionin e botës në Formula 1, ky është triumfi i 10-të sezonal. Një garë e dominuar nga Mercedes, që ngjiti në podium të dy pilotët e saj.
Në vendin e dytë u rendit britaniku George Russell, që dukej se do ta fitonte garën, pasi e nisi atënga “pole”. Ai pati një problem me papastërtitë në fundin e makinës në momentin që ndërroi gomat.
Në podium u ngjit edhe australiani Oscar Piastri, që u rendit i treti me McLaren. Në vendin e katërt u klasifikua Max Verstappen me Red Bull e pas tij Lando Norris me makinën tjetër McLaren.
Një garë zhgënjyese kjo për Ferrari, që u klasifikua në vendet 6-7 me dy pilotët e saj. Lewis Hamilton la pas shokun e tij të skuadrës Charles Leclerc.në “top-10” edhe Isack Hadjar, Liam Lwson e Gabriel Bortoleto.
Për sa i përket garës së sotme, ajo nuk ishte shumë spektakolare dhe me pak parakalime, me Mercedes që ishte superiore në pistë. Një hap përpara kishte bërë McLaren, ndërsa Ferrari e Red Bull ishin në dritë-hije.







