Një denoncim i fortë është bërë nga gazetari i News24, Osman Stafa.

Ai shprehet se policia përdor makina pa logo, për të bërë shoqërimin e protestuesve.

Stafa shprehet se kjo mënyrë nuk duket normale. Ai shton se brenda këtyre makinave, që nuk kanë asnjë logo se janë të Policisë së Shtetit, ka efektivë, në bluzat e së cilëve shkruhet “Operacionalja”.

Sakaq, protesta qytetare vazhdon. Policia ka mësyrë në Sheshin Skënderbej, duke tentuar arrestimin e protestuesve.

Protestuesit ndërkohë janë shpërndarë në rrugët e kryeqytetit. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, teksa shprehen se qeverisja e ka bërë jetesën në vend thuajse të pamundur dhe se ka vrarë të ardhmen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb