‘Janë kalamaj, kriminelë! Zoti iu ardhë hakut’/ Qytetarja përballë kordonit të policisë shpërthen ndaj efektivëve

18:05, 29/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Me fjalë të forta dhe e revoltuar ndaj dhunës policore, një qytetare është përballur me efektivët e Policisë së Shtetit gjatë protestës së 29 Nëntorit në Tiranë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

E pozicionuar përballë kordonit të policisë, ajo u ka kujtuar efektivëve se përballë tyre janë të rinj shqiptarë, që kanë familje dhe prindër që i presin në shtëpi.

“A ju duket normale t’ju vijë fëmija i gjakosur në shtëpi?”, dëgjohet të thotë qytetarja, e cila nuk i kursen akuzat dhe thirrjet ndaj policëve, duke u kërkuar të reflektojnë për dhunën ndaj protestuesve.

“Se janë kalamaj, se janë shqiptarë, turp t’ju vijë!”, shprehet ajo në reagimin e saj emocional.

Qytetarja: A ju duket normale more t’ju vijë fëmija i vramë more, a ju duket normale t’ju vijë fëmija i gjakosur në shtëpi more…

Kriminelë, se janë kalamajë, Zoti iu ardhtë hakut… se janë shqiptarë, janë shqiptarë, t’ju vijë turp…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco