Një vajzë e re është përplasur ashpër me efektivët e Policisë së Shtetit në sheshin “Skënderbej”, pasi po dhunohej prej tyre pa kryer asnjë veprim të kundërligjshëm, në vijim të protestës së 28 nëntorit, e cila po vijon prej mëngjesit, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës.
E revoltuar nga ajo që i ndodhi, e reja u ka kërkuar llogari efektivëve për dhunën e ushtruar ndaj saj.
Në pamjet e publikuara, vajza dëgjohet duke iu drejtuar me tone të ashpra policëve duke i quajtur ‘serbë’ dhe ka kundërshtuar sjelljen e tyre mercenare kundrejt qytetarëve dhe duke kërkuar shpjegime për dhunën.
Përplasja vjen në një tjetër episod të tensioneve mes qytetarëve dhe policisë gjatë protestës së 29 Nëntorit në Tiranë.
© SYRI.net