Plagosja e deputetit me plumb gome, reagon Erjon Vishkulli: Pse ka dy standarde?
Erjon Vishkulli, protestuesi i cili mbeti i plagosur në sy pasi u qëllua me plumb gome gjatë protestave, ka reaguar pas plagosjes së deputetit të Partisë Demokratike, Kliti Hoti, po me plumb gome, gjatë protestës së fundit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vishkulli ka ngritur shqetësimin për atë që e cilëson si standard të dyfishtë në reagimin e drejtësisë, duke krahasuar trajtimin e rastit të deputetit me atë të qytetarëve të plagosur gjatë protestave.
“Sot pamë se si, kur preket një deputet, reagimi është i menjëhershëm dhe gjendet zgjidhja brenda ditës. Ndërsa ata që kanë goditur qytetarët, që kanë lënë njerëz të plagosur deri në rrezik jete, drejtësia ende nuk ka dhënë përgjigjen që kërkon dhe meriton populli. Pse ka dy standarde? Pse drejtësia lëviz shpejt për disa, ndërsa për të tjerët hesht? Pse ky kompromis i shëmtuar?”, shkruan Erjon Vishkulli.

Ndërtimi në rritje, 419 leje të reja në 3-mujorin e tretë, vlera e projekteve 24 mld lekë
Debate në Kuvend për votimin e Buxhetit 2027 dhe Paketë Fiskale
Buxheti 2027, Kuvendi rrëzon propozimin e PD për minimumin jetik 200 euro
- 18:13 Një protestues në terapi intensive pas goditjes në protestën e datës 28, mjeku: Ka traumë në kokë
- 17:59 Policia marshon në Parkun Rinia dhe rrugët pranë bulevardit, shoqërohet një i ri
- 17:46 Protestuesi ngjitet mbi makinën e policisë dhe e godet, efektivët largohen me shpejtësi (VIDEO)
- 17:15 AMP: Në bashkëpunim me Prokurorinë kemi nisur verifikimet për goditjen e deputetit të PD-së
- 16:53 Bardhi: Ky është polici që qëlloi deputetin e PD-së në protestë, të arrestohet!
- 16:47 Identifikohet i riu që vendosi flamurin shqiptar mbi automjetin e policisë në Tetovë, thirret në komisariat