‘Kliti Hotin e paskan qëlluar pa urdhër?’/ Vata nxjerr FOTO-n: Po plumbat e tjerë...? Po prokuroria... pret urdhër?

‘Kliti Hotin e paskan qëlluar pa urdhër?’/ Vata nxjerr FOTO-n: Po plumbat e tjerë...? Po prokuroria... pret urdhër?

18:51, 29/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, ka reaguar ashpër në Facebook lidhur me dhunën policore gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë dhe plagosjen me armë të deputetit demokrat Kliti Hoti.

Ajo ironizon pretendimin se Hoti u qëllua pa urdhër, duke ngritur pikëpyetje se kush mban përgjegjësi për të shtënat e tjera me plumba gome ndaj protestuesve dhe duke kërkuar transparencë për operacionin policor.

Vata kërkon publikimin e urdhrave dhe komunikimeve mes efektivëve dhe zinxhirit komandues, si dhe hetimin e përgjegjësive për dhunën e ushtruar në shesh.

Deputetja e PD-së i drejtohet gjithashtu Prokurorisë së Tiranës, duke pyetur nëse edhe hetimi i të shtënave ndaj qytetarëve po pret një urdhër për të nisur.

Postimi i plotë:

Kliti Hotin e paskan qëlluar «pa urdhër». Po gjithë këta plumba gome në shesh, me urdhër u qëlluan apo edhe ata «pa urdhër»?

Shkarkuat një polic dhe thatë se përgjegjësia është individuale. Po për të shtënat e tjera, kush mban përgjegjësi? Ishin me uniformën e Policisë së Shtetit. Mos na i paraqisni sikur kishin dalë me kostume popullore në festival.

Me çfarë kriteresh i keni përzgjedhur këta efektivë? Me meritë apo janë patronazhistë që urrejnë këdo që proteston kundër regjimit? A kanë kaluar vlerësim psikologjik? A është kontrolluar nëse kanë qenë nën ndikimin e ndonjë substance? Kjo dhunë është e paprecedentë. Bëjini publike urdhrat dhe komunikimet e operacionit. Të shohim sa urdhra janë dhënë atë natë dhe kush i ka dhënë.

Po Prokuroria e Tiranës, mos pret edhe ajo urdhër për të hetuar të shtënat «pa urdhër»?

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco